“Irani ka një plan strategjik për të eliminuar Izraelin. Izraeli nuk mund dhe nuk do të pranojë kërcënimin e shfarosjes!”, shkroi Sa’ar në X ku ndau një kopje të letrës, shkruan CNN.

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, shkroi ai në letrën e tij, “u nis pas një zhvillimi kritik në programin e armëve bërthamore të Iranit dhe synonte gjithashtu të pengonte kërcënimin e menjëhershëm të sulmeve shtesë iraniane me raketa”.

Vendimi për të sulmuar u mor “si një masë e fundit”, thuhej në letër.