Një valë e paparë nxehtësie po godet Francën, ku ditën e djeshme u regjistruan temperatura rekord për muajin maj, ndërsa u raportua një vdekje gjatë një gare rrugore në Paris.
Një pjesëmarrës në një garë vrapimi në kryeqytetin francez ka vdekur dhe rreth dhjetë vrapues në një garë tjetër në një periferi të Parisit u dërguan me urgjencë në spital, tha departamenti i zjarrfikësve.
Sipas shërbimit meteorologjik francez Météo-France, në Paris temperatura tejkaloi 30° Celsius për herë të parë këtë vit të shtunën, duke arritur në 31.9° Celsius.
Kjo “valë e hershme dhe e dukshme e nxehtësisë”, sipas Météo-France, është për shkak të një “kupole termike” mbi Francën , një zonë me presion të lartë që bllokon ajrin e ngrohtë nga Afrika e Veriut. Pritet që ajo të intensifikohet më tej sot.
Një total prej 13 rajonesh në Francën perëndimore janë vënë në alarm të verdhë për valë të nxehti , niveli i parë i alarmit, për herë të parë për muajin maj që nga viti 2004, kur u krijua ky sistem.
