Eric Wendt ka marrë zyrtarisht detyrën si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, duke rikthyer pas gati tre vitesh një ambasador të konfirmuar në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë.
Wendt i dorëzoi këtë të shtunë, letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht mandatin e tij në Shqipëri. Ai pason Yuri Kim, e cila përfundoi detyrën në qershor të vitit 2023, raporton “EuronewsAlbania“.
I propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati më 6 gusht 2026, Wendt vjen në Shqipëri pas një karriere më shumë se 34-vjeçare në ushtrinë amerikane dhe me përvojë në fushën e sigurisë dhe operacioneve speciale.
Por kush kanë qenë diplomatët që kanë drejtuar më parë Ambasadën e ShBA-së në Tiranë?
Sipas të dhënave zyrtare të Departamentit të Shtetit, dhjetë ambasadorët e fundit përpara Eric Wendt janë:
1. Yuri Kim -Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri nga janari 2020 deri në vitin 2023. Ajo ishte ambasadorja e fundit përpara Wendt dhe pas largimit të saj posti mbeti për një periudhë të gjatë pa një ambasador të konfirmuar.
2. Donald Lu -Ambasador nga janari 2015 deri në shtator 2018. Gjatë mandatit të tij, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri u përqendruan veçanërisht te reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.
3. Alexander A. Arvizu -Ambasador nga dhjetori 2010 deri në janar 2015.
4. John L. Withers – Ambasador nga gushti 2007 deri në gusht 2010.




