Një pallat u dogj dje në zonën e Farmacisë në Tiranë.
Siç shihet nga pamjet e publikuara gjithçka është djegur brenda apartamenteve të pallatit duke i bërë ato praktikisht të pabanueshme.
Flakët nisën në katin e parë të pallatit, në një ambient marketi ku fillimisht ka marrë pjesa e fasadës për t’u përhapur shpejt në gjithë lartësinë e më tej në brendësi të godinës.
