Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit dhe shkarkimit të tij

GD
Gazeta Demos16 qershor 2026 në 12:12
Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit dhe shkarkimit të tij

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ka hedhur poshtë si të papranueshme ankesën e Millorad Dodik kundër një vendimi të gjykatës së Bosnjës, e cila vitin e kaluar e dënoi me burgim dhe e shkarkoi nga detyra e presidentit të entitetit serb Republika Sërpska.

Gjykata në Strasburg konfirmoi të martën për Radion Evropa e Lirë (REL) se vendimi u mor nga një gjyqtar i vetëm në maj.

Dodik u ankua në janar në gjykatën e Strasburgut duke pretenduar se të drejtat e tij ishin shkelur nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës, e cila në verën e vitit 2025 e dënoi atë me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës për gjashtë vjet, për shkak se i kishte shpërfillur vendimet e përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnje. Në përgjigjën për REL-in gjykata e Strasburgut nuk tregoi arsyet e hollësishme për refuzimin e ankesës së Dodikut, por theksoi se arsyet shpjegohen në vetë vendimin, i cili u nxor në përputhje me Rregullin 52A të gjykatës.

Rregulli 52A i lejon një gjyqtari të vetëm ta rrëzojë një ankesë si të papranueshme në fazën fillestare të procedurave, pa një shqyrtim të hollësishëm të meritave.

Vendime të tilla janë përfundimtare, merren me një shpjegim të shkurtër dhe nuk ka të drejtë ankese kundër tyre.

Gjykata thekson se vendimi, së bashku me arsyetimin e gjyqtarit, iu dorëzua ankuesit ose përfaqësuesit të tij ligjor, dhe i shpjegoi REL-it se ka disa arsye pse një ankesë mund të refuzohet, në përputhje me udhëzimet për pranueshmërinë e përdorura nga Gjykata.

Dokumenti sqaron se Gjykata i refuzon kërkesat, ndër të tjera, nëse mjetet juridike të brendshme nuk janë shteruar, nëse ato paraqiten jashtë afatit të caktuar kohor ose nëse Gjykata i konsideron ato qartësisht të pabazuara.

Gjithashtu, Gjykata nuk do ta shqyrtojë një çështje nëse ajo nuk bie brenda juridiksionit të Konventës ose nëse ankuesi nuk ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Ky vendim vjen pasi kjo gjykatë ia kishte hedhur poshtë një kërkesë të mëparshme Dodikut.

Në prill Dodik kishte kërkuar masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të vendimeve të gjykatave vendase në Bosnje kundër tij.

Kërkesa ishte paraqitur sipas Rregullit 39 të Rregullores së Gjykatës, i cili zbatohet vetëm në raste të jashtëzakonshme kur ekziston një rrezik i menjëhershëm i dëmit të pariparueshëm ndaj të drejtave themelore.

Dodik u largua nga posti i presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, në fund të vitit të kaluar, pasi dënimi i tij u konfirmua nga institucionet e brendshme gjyqësore./REL/

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra
  • 20:04Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Itali
  • 19:33Flakët pushtojnë Halkidikin në Greqi, evakuime urgjente nga bregdeti i Sivirit