Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për kriza globale, ka kritikuar ashpër kandidaten republikane për Kongres, Valentina Gomez, e cila u shfaq në një video ku digjte librin e shenjtë islam, Kuranin, me një flakëhedhës.
Sipas Grenell, kandidatja nuk e kupton lirinë, teksa theksoi se Kushtetuta amerikane e garanton lirinë fetare.
“Mos e minoni Amendamentin e Parë të Kushtetutës të vendosur nga paraardhësit tanë. Kushtetuta e SHBA-ve garanton lirinë e fesë. Ju nuk i kuptoni shumë mirë liritë tona”, shkroi Grenell si reagim në median sociale X.
