Witkoff u prit me duartrokitje dhe lutje për ndihmë nga qindra protestues të mbledhur në Tel Aviv, përpara se të shkonte në një takim të mbyllur me familjet.
Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura konfirmoi se takimi ishte duke u zhvilluar dhe videot e shpërndara në internet treguan Witkoffin duke mbërritur ndërsa familjet brohorisnin “Na i sillni në shtëpi!” dhe “Kemi nevojë për ndihmën tuaj”.
Vizita erdhi një ditë pasi Witkoff vizitoi një stacion ndihme të mbështetur nga ShBA-ja në Gaza, për të inspektuar përpjekjet për të sjellë ushqim në territorin e shkatërruar palestinez.
Yotam Cohen, vëllai i pengut 21-vjeçar Nimrod Cohen, i tha AFP-së: “Lufta duhet të përfundojë. Qeveria izraelite nuk do ta përfundojë atë me dëshirë. Ajo ka refuzuar ta bëjë këtë”.
“Qeveria izraelite duhet të ndalet. Për hirin tonë, për hirin e ushtarëve tanë, për hirin e pengjeve tona, për bijtë tanë dhe për brezat e ardhshëm të të gjithëve në Lindjen e Mesme”.
Pas takimit, Forumi lëshoi një deklaratë ku thuhej se Witkoff ishte zotuar për një angazhim personal se ai dhe Presidenti i ShBA-së Donald Trump do të punonin për të kthyer pengjet e mbetura.
