Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është drejtuar me një letër zyrtare drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, ku ka ngritur akuza për shkelje procedurale dhe ndërhyrje politike në hetimet ndaj tij.
Në letrën e gjatë publike, Meta pretendon se procesi ndaj tij është ndikuar politikisht dhe se i është pamundësuar mbrojtja efektive, veçanërisht në lidhje me çështjen e kontratës së lobimit mes LSI-së dhe kompanisë GSIS në SHBA.
Ai kërkon që SPAK të mos paraqesë kërkesë të re pranë autoriteteve amerikane për shtyrjen e afatit të mosbërjes publike të dokumenteve, duke argumentuar se kjo do të pengonte transparencën dhe mbrojtjen e tij në gjykim.
