Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Irani njofton se ka ndaluar sulmet për aq kohë sa edhe SHBA-ja

GD
Gazeta Demos26 korrik 2026 në 21:17
Irani njofton se ka ndaluar sulmet për aq kohë sa edhe SHBA-ja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pezulluar sulmet ndaj Iranit për t’i “lënë hapësirë” negociatave, ka deklaruar të dielën ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara.

Pas këtij vendimi, Irani njoftoi se gjithashtu nuk do të kryejë sulme për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara të mos sulmojnë.

“Po lë hapësirë për negociata”, tha ambasadori amerikan Mike Waltz për televizionin Fox News, duke mos dhënë detaje të tjera rreth natyrës së bisedimeve.

Trump urdhëron ushtrinë amerikane të pezullojë sulmet ndaj Iranit, raportojnë mediat amerikane

Një burim nga Irani deklaroi të dielën se Teherani gjithashtu do të ndalojë sulmet, për aq kohë sa këtë e bën edhe Uashingtoni.

“Qasja e Iranit mbetet ‘sulm për sulm’: nëse sulmet ndalojnë, edhe Irani do të pezullojë operacionet e tij. Ky mesazh tashmë i është përcjellë Shteteve të Bashkuara”, tha burimi për reuters.

Megjithatë, ai shtoi se “ka më shumë skepticizëm sesa optimizëm për një ndërprerje të sulmeve” dhe se “qëndrimi mbizotërues është se bëhet fjalë për një pauzë taktike dhe jo për një ndalim të vërtetë të konfliktit”.

Gjatë fundjavës është shënuar një qetësi relative në përplasjet mes Iranit dhe SHBA-së. Pentagoni ka pezulluar bombardimet pas 13 netësh sulmesh gjithnjë e më intensive, ndërsa në dy ditët e fundit nuk janë raportuar as sulme iraniane ndaj vendeve fqinje.

Irani

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:26Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
  • 21:50Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë