Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Irani përjashton negociatat me Amerikën derisa të hakmerret ndaj Izraelit

GD
Gazeta Demos16 qershor 2025 në 16:23
Irani përjashton negociatat me Amerikën derisa të hakmerret ndaj Izraelit

Irani i ka thënë Omanit dhe Katarit se nuk do të angazhohet në negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa Teherani të hakmerret ndaj Izraelit.

Kështu ka bërë të ditur për CNN një diplomat rajonal, i cili tha se raportimet mediatike të cilat pretendojnë se Irani i ka kërkuar Omanit dhe Katarit të ndërmjetësojnë me SHBA-në për të siguruar një armëpushim me Izraelin dhe për të rifilluar bisedimet bërthamore janë të pasakta.

Nuk është bërë e ditur se kur Irani planifikon ta përfundojë hakmarrjen ndaj Izraelit, teksa ministri i Jashtëm i Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi, tha se rundi i gjashtë i negociatave mes Teheranit dhe Uashingtonit, që ishte planifikuar për dje, është anuluar, shkruan CNN.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Omanit tha sot se Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i tha në një telefonatë Sulltanit të Omanit, Haitham bin Tariq Al Said, se ai “mbështet zgjidhjet diplomatike përmes dialogut dhe negociatave”.

Të shtunën, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se negociatat me Shtetet e Bashkuara janë “të pajustifikueshme” në mes të sulmeve izraelite mbi qytetet iraniane.

Irani

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:06Zjarri më i madh në historinë e Belgjikës po i afrohet Gjermanisë
  • 13:10Zelensky: Interceptorët evropianë nuk mund të qëndrojnë në depo
  • 12:41Ushtria izraelite thotë se komandanti i lartë i Hezbollahut u vra në një sulm në Libanin jugor
  • 12:24CNN: Qëllimet e administratës Trump për luftën me Iranin kanë ndryshuar dhe janë reduktuar
  • 10:01Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinj i shpëtojnë mrekullisht aksidentit