Ish-këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe eksperti i politikës së jashtme amerikane, Vali Nasr, ka thënë se Irani s’ka zgjidhje tjetër veçse të hakmerret ndaj sulmeve të Izraelit.
Nasr tha se nëse sulmi izraelit ishte taktikë për ta sjellë Iranin në tryezën e negociatave, sipas tij, një gjë e tillë është e pamundur të funksionojë.
“Trump e keqkuptoi Iranin dhe tani në vend të bisedimeve, do të shohim përdorimin e armëve si mjet negocimi”.
