Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Italia ashpërson masat ndaj protestuesve të dhunshëm, 500 ushtarë dërgohen në Milano

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 16:02
Italia ashpërson masat ndaj protestuesve të dhunshëm, 500 ushtarë dërgohen në Milano

Qeveria italiane ka ashpërsuar masat kundër protestave të dhunshme, ndërsa qyteti i Milanos pritet të jetë në qendër të zbatimit të rregullave të reja, pas trazirave të fundjavës së kaluar.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka ndërmarrë hapa për rritjen e dënimeve ndaj personave që përfshihen në akte dhune, pasi protestues, mes tyre edhe shumë adoleshentë, dëmtuan dyqane, vetura dhe plaçkitën biznese, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Në kuadër të masave të reja, 500 ushtarë do të angazhohen në Milano për të mbështetur policinë.

“Protestimi është e drejtë, shkatërrimi i qyteteve tona nuk është”, deklaroi Meloni.

Legjislacioni i ri parasheh një vepër të veçantë penale për pjesëmarrjen e dhunshme në protesta. Hedhja e mjeteve piroteknike ose gurëve mund të dënohet me deri në pesë vjet burgim.

Gjithashtu, të rinjtë e moshës 14 deri në 18 vjeç mund të mbajnë përgjegjësi penale, ndërsa policia mund t’i ndalojë paraprakisht nëse dyshon se paraqesin rrezik.

Masat përfshijnë edhe parimin “e thyen, e paguan”, sipas të cilit personat që dëmtojnë pronën publike ose private, si stacionet e autobusëve dhe dyqanet, mund të detyrohen të paguajnë dëmet e shkaktuara. Në rastet kur dëmtuesit janë nën moshën 18-vjeçare, fatura mund t’u dërgohet prindërve të tyre.

Duke prezantuar masat në fillim të kësaj jave, Meloni tha se qeveria e saj i kupton vështirësitë me të cilat përballen shumë të rinj për të gjetur punë dhe për të siguruar paga të mira.

Megjithatë, ajo theksoi se vështirësitë ekonomike nuk mund të justifikojnë dhunën.

“Vështirësitë nuk mund të jenë arsyetim për dhunën”, deklaroi kryeministrja italiane.

masatndajushtarë

Të ngjashme

Maqedonci: Për 5 vjet rekrutuam 3 mijë e 220 ushtarë të rinj, do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e ushtrisë

Maqedonci: Për 5 vjet rekrutuam 3 mijë e 220 ushtarë të rinj, do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e ushtrisë

16:13
Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj, FSK-ja u dyfishua në numër

Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj, FSK-ja u dyfishua në numër

14:55
“Detyrimet ndaj pakicave”, Zeka thotë se ka kërkesë të qartë nga Administrata e SHBA se çfarë duhet të bëjë Kosova

“Detyrimet ndaj pakicave”, Zeka thotë se ka kërkesë të qartë nga Administrata e SHBA se çfarë duhet të bëjë Kosova

13:55
Pacolli reagon pasi Peci ia ndërlidhi emrin me dosjen e atentatit ndaj Jusuf Gërvallës: Do t’iu drejtohem autoriteteve në Gjermani

Pacolli reagon pasi Peci ia ndërlidhi emrin me dosjen e atentatit ndaj Jusuf Gërvallës: Do t’iu drejtohem autoriteteve në Gjermani

19:50

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:39Franca përballet me tubime në mbarë vendin, mbi 130 persona në pranga
  • 15:48“Qeveria nuk rrëzohet me dhunë”, Rama: Për 4 muaj kam dëgjuar sharje, asnjë kërkesë konkrete
  • 15:28Protestuesit në Tiranë gjuajnë me fishekzjarrë, policia kundërpërgjigjet me ujë e gaz lotsjellës
  • 14:53Protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit i vënë flakën kazanëve të mbeturinave – hidhen gurë drejt godinës
  • 14:24​Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit para tubimit në Tiranë: Kush ushtron dhunë do të përballet me ligjin