Ushtria izraelite thotë se ka goditur “një avion ajror iranian për furnizim me karburant në Aeroportin e Mashhadit në Iranin lindor”, thellë në verilindje të Iranit.
Ushtria pretendon se ky është sulmi me rreze të gjatë veprimi që ka kryer që nga fillimi i operacionit, raporton CNN .
Aeroporti Ndërkombëtar i Mashhadit është rreth 112 kilometra larg kufirit të Iranit me Turkmenistanin; Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë të dielën se është rreth 2,300 kilometra larg Izraelit.
“ IAF po vepron për të vënë epërsi ajrore mbi hapësirën ajrore iraniane. Kjo shënon sulmin me rrezen më të gjatë veprimi të kryer që nga fillimi i operacionit ”, tha IDF në një deklaratë