Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer urgjentisht nga SHBA në Izrael pasi shërbimi i inteligjencës së brendshme, Shin Bet, identifikoi një kërcënim serioz ndaj jetës së tij.
Pas vlerësimit të situatës, autoritetet izraelite vendosën evakuimin e tij nga Florida së bashku me ekipin e sigurisë. Burimi dhe natyra e kërcënimit nuk janë bërë publike.
Mediat amerikane kanë raportuar se Yair Netanyahu mund të ketë qenë objektiv i një komploti të dyshuar për vrasje nga Irani në dhjetor të vitit të kaluar. Megjithatë, autoritetet izraelite nuk kanë konfirmuar se kërcënimi i fundit lidhet me Iranin.
