Një Kolegj i përbërë nga gjyqtarët Albana Boksi, Mehdi Bici dhe Sokol Binaj do të gjykojë rekursin e Veliajt kundër vendimeve që kanë caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Sipas burimeve për A2 CNN-in, bëhet me dije se shqyrtimi bëhet në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve.