Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Këshilli i Evropës: Reforma territoriale në Shqipëri të mos bëhet me nxitim, të dëgjohen qytetarët

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 08:47
Këshilli i Evropës: Reforma territoriale në Shqipëri të mos bëhet me nxitim, të dëgjohen qytetarët

Ndërsa mazhoranca dhe opozita vijojnë të ndahen për reformën e re territoriale, Këshilli i Evropës kërkon që çdo vendim të mos merret me nxitim dhe pa dëgjuar qytetarët.

Në një draft-raport prej 9 faqesh për Shqipërinë të siguruar nga Top Channel, institucioni europian vlerëson se çdo ndryshim i hartës administrative duhet të mbështetet fillimisht në një analizë të plotë të reformës së vitit 2015 dhe në konsultime reale me komunitetet që preken.

“Ekziston rreziku që gjatë përgatitjes së reformës territoriale të planifikuar për vitin 2026 të zhvillohen vetëm konsultime formale dhe jo thelbësore, nëse qeveria synon të respektojë afatin e njoftuar për zbatimin e saj”, thuhet në raport. Sipas dokumentit, pushteti vendor deri tani ka pasur vetëm një rol të kufizuar në këtë proces, ndërsa ekziston rreziku që konsultimet të mbeten vetëm formale nëse reforma synohet të përfundojë brenda afateve të shpallura nga qeveria.

“Duke pasur parasysh afatin e caktuar për zbatimin e reformës, mund të ketë arsye për shqetësim nëse njësitë e qeverisjes vendore konsultohen vetëm në fazën përfundimtare të procesit të vendimmarrjes. Në një rast të tillë, ekziston rreziku që ato të kenë kohë të kufizuar për t’u përgatitur për zbatimin e reformës dhe të mos kenë mundësi të kontribuojnë në mënyrë domethënëse me propozimet dhe nismat e tyre.”

Raporti ngre shqetësimin se, pavarësisht diskutimeve për krijimin e bashkive më të mëdha, një pjesë e rëndësishme e shërbimeve publike vijon të kontrollohet nga pushteti qendror. Menaxhimi i mbetjeve, furnizimi me ujë dhe arsimi përmenden si fusha ku bashkitë nuk ushtrojnë kompetenca të plota, duke kufizuar rolin e tyre në zbatimin e vendimeve të marra në qendër.

Për këtë arsye, raportuesit e Këshillit të Evropës theksojnë se dobësitë e disa bashkive nuk duhet të përdoren si argument për t’u hequr më shumë kompetenca.

Dokumenti shkon edhe më tej, duke kërkuar që reforma të mos fokusohet vetëm te numri i bashkive apo kufijtë administrativë. Sipas raportit, duhet të rishikohet edhe roli i qarqeve, pasi në formën aktuale ato nuk i plotësojnë kriteret për t’u konsideruar njësi të mirëfillta të vetëqeverisjes vendore./tch

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:35Vuçiq njofton dorëheqjen: Largohem më 27 shtator
  • 22:59Rigjallërimi i Gazës: Shtëpitë rindërtohen nga druri e balta
  • 22:23Trump: Irani dëshiron “me dëshpërim” një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
  • 22:40Trump thotë se do t’i heqë të gjitha tarifat për uiskin irlandez, ndërsa përfundon vizitën dyditore
  • 20:09Droni rus goditi trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë