Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Komisioni Europian përgënjeshtron Vuçiqin: Ai shkëmbeu veç disa fjalë me Ursulën

GD
Gazeta Demos1 korrik 2025 në 15:01
Komisioni Europian përgënjeshtron Vuçiqin: Ai shkëmbeu veç disa fjalë me Ursulën

Komisioni Evropian sot mohoi pretendimin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq se ai pati një bisedë të gjerë me Presidenten Ursula von der Leyen në Sevilje dje.

“Presidentja von der Leyen pati një bisedë të rastësishme dhe spontane me Presidentin Vuçiq, në sallonin para darkës zyrtare në Sevilje. Ajo pati mundësinë të shkëmbente disa fjalë me shumë udhëheqës, përfshirë Presidentin Vuçiq. Pra, nuk ishte një takim zyrtar dypalësh dhe nuk kemi asgjë më konkrete për të thënë për të”, tha zëdhënësi Stefan de Keersmaecker në përgjigje të pyetjes së një gazetari.

Vuçiq mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare mbi financimin e zhvillimit në Sevilje.

Siç raportohet nga mediat serbe, Vuçiq diskutoi me von der Leyen rrugën evropiane të Serbisë, ekonominë dhe vendimet me të cilat përballen si Bashkimi Evropian ashtu edhe Serbia në periudhën e ardhshme.

“Mendoj se ishte jashtëzakonisht e dobishme. Ne biseduam për një kohë të gjatë, nuk kemi folur kurrë kaq shumë dhe kaq shumë kohë për bashkëpunimin tonë dypalësh”, tha Vuçiq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive
  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik
  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra