Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar atyre të tregojnë kujdes të shtuar pas rritjes së tensioneve nga konflikti SHBA-Iran në ditët e fundit.

Në një njoftim zyrtar në faqen e saj në Facebook, ambasada thekson rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve të konsullatave dhe paralajmëron për mundësinë e pezullimeve të fluturimeve.