Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

KQZ vendos kufizimin e shpenzimeve për fushatënë e zgjedhjeve lokale

GD
Gazeta Demos13 qershor 2025 në 16:45
KQZ vendos kufizimin e shpenzimeve për fushatënë e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 37-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik, në komunën ku do të marrë pjesë në zgjedhje, ka të drejtë të shpenzojë deri në 2 euro për çdo votues të regjistruar në atë komunë.

Subjektet politike nuk mund ta tejkalojnë vlerën e kufizuar të shpenzimeve në komunat në të cilat certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje.

Gjithashtu, kufizimet e shpenzimeve maksimale të lejuara për fushatë zgjedhore zbatohen për çdo mall dhe shërbim të shpenzuar në komunat përkatëse për qëllime të fushatës pa marrë parasysh kohën e blerjes apo të pajisjes me shërbime.

Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin e fushatës së zgjedhjeve si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve në secilën komunë, sipas të cilës numri i përgjithshëm i votuesve në vendin tonë është 2,071,544 votues.

Në vazhdim të mledhjes, KQZ miratoi planin e buxhetit për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025. Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 16,126,364 euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:44Serbia po digjet – BE i dërgon helikopterët
  • 18:26Carney përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trumpit
  • 18:214 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke