Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kroacia paralajmëron njohjen e Palestinës si shtet

GD
Gazeta Demos23 shtator 2025 në 21:04
Kroacia paralajmëron njohjen e Palestinës si shtet

Duke komentuar njohjen e fundit të Palestinës nga Franca, Milanoviç theksoi se ky është një hap drejt drejtësisë dhe se është i bazuar në rezolutën 181 të OKB-së nga viti 1947.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në një fjalim të mbajtur në New York gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Çështjes Palestineze, u shpreh se Kroacia duhet të njohë shtetin palestinez, duke e cilësuar këtë si një të drejtë të pamohueshme dhe jo një shpërblim politik. Ai shtoi se vendimi përfundimtar do të merret nga Qeveria dhe Parlamenti kroat.

Duke komentuar njohjen e fundit të Palestinës nga Franca, Milanoviç theksoi se ky është një hap drejt drejtësisë dhe se është i bazuar në rezolutën 181 të OKB-së nga viti 1947, e cila parashikonte ndarjen e territoreve për dy shtete. Ai vuri në dukje se populli palestinez ka vuajtur për më shumë se një shekull dhe se shteti i tyre duhet të kishte ekzistuar prej kohësh.

Kur u pyet për reagimin e Izraelit dhe skepticizmin e kryeministrit izraelit për krijimin e një shteti palestinez, Milanoviç tha se Izraeli do të vazhdojë sulmet për sa kohë ka mbështetje ndërkombëtare.

Milanoviç gjithashtu theksoi se nuk pret ndonjë zhvillim pozitiv në të ardhmen e afërt.

Kroaciapalestina

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:57Peshkaqeni e kafshoi “deri në kockë”, 27-vjeçari shpëton pas sulmit në Irlandë
  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi