Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kryemadhi paraqitet në SPAK, e gjen një unazë: Po bëj gati skenarin për filmin e radhës

GD
Gazeta Demos29 korrik 2025 në 14:32
Kryemadhi paraqitet në SPAK, e gjen një unazë: Po bëj gati skenarin për filmin e radhës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve në dosjen “Meta”, ku ajo është marrë e pandehur. Në hyrje të institucionit, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë, duke deklaruar se kishte gjetur një unazë me diamant sapo kishte zbritur nga automjeti.

“Do ta dorëzoj në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdor për të paguar avokatin”, tha ajo me ironi, teksa mbante unazën në dorë.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi theksoi: “Po bëj gati skenarin për filmin e radhës. Brenda 10 ditëve do bëjmë memon. Më kanë thirrur shtatë herë deri tani, nuk përgjigjem. Nuk bashkëpunoj unë më me ata, do të flas në gjykatë. Ata do të bëjnë lojën e tyre, ne do të bëjmë lojën ton ë.”

E pyetur për avokatët dhe mbrojtjen ligjore, ajo shtoi: “Nuk kam ndryshuar avokat, sepse edhe si dje ishte në një masë sigurie tjetër. Jam e bindur q ë do të kemi një ekip të mirë, do të bëjmë edhe një risi sa i përket proceseve ligjore.”

Kryemadhi nuk i kurseu as batutat me gazetarët, duke komentuar edhe praninë e nënës së saj, Fatime Kryemadhi, në SPAK: “ Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje. Mami nuk luan në film se është 80-vjeç, por kam ardhur sot që mos ta fusin në skaner. Është më ‘sniper’ se unë ajo. Unë i kam ngjarë babit. Babi im është përjashtuar katër herë nga partia se ishte llafazan si puna ime, i thoshte të gjitha të vërtetat në sy.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:23Publikohen pamjet e sulmit në një shkollë në Turqi ku mbetën të plagosur 11 persona
  • 14:09Apeli e lë në paraburgim Ergys Agasin
  • 14:08SPAK me njoftim zyrtar për masat ndaj Vlora Hysenit: Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra
  • 10:57Në vitin 2021 u shkarkua nga AKI, tani pezullohet nga detyra në SHISH – Kush është Vlora Hyseni që u vu në “arrest shtëpie”?
  • 10:10Masa ndaj drejtueses së SHISH dhe kontrollet ndaj Prodës, Tabaku kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë