Ulja e ndjeshme e temperaturave në zonat malore të qarkut të Kukësit ka sjellë reshjet e para të borës, duke zëvendësuar reshjet e shiut, raporton Top Channel.
Në lartësitë mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit, bora ka përfshirë disa fshatra, mes tyre Novosej, Shishtavec, Borje, Turaj, Brekijë dhe Zapod.
