Një temperaturë paraprake prej 37.3°C është regjistruar në Santon Downham, në qarkun Suffolk, duke vendosur një rekord të ri për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në muajin qershor në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi Met Office, ndërsa paralajmërimet e rralla të nivelit të kuq mbeten në fuqi edhe të premten
Kjo temperaturë tejkalon rekordin paraprak prej 37.1°C, i regjistruar më herët gjatë ditës në Cavendish, po ashtu në Suffolk, raporton TheGuardian .
Me këto temperatura është thyer me më shumë se 1°C rekordi i mëparshëm i të nxehtit për muajin qershor, i cili daton nga vera e vitit 1976. Ky është një ndryshim i konsiderueshëm, pasi në të kaluarën rekordet zakonisht tejkaloheshin vetëm me disa të dhjetat e gradës.
Meteorologët parashikojnë që temperaturat të arrijnë deri në 36°C në Londër dhe 35°C në Mançester gjatë së premtes. Ndërkohë, në Belfast dhe Cardiff temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 26°C.
“Kjo periudhë e jashtëzakonshme me mot të nxehtë dhe të lagësht do të vazhdojë të mbajë nën ndikim Mbretërinë e Bashkuar edhe për pak kohë”, tha një nga meteorologët kryesorë të Met Office, Andy Page.
