Një turit kanadez, Mike Boisvert, i cili në profilin e tij në “facebook” publikon video nga shtete të ndryshme ku performon me skatebord-in e tij, ka treguar se po qëndron në Tiranë këto ditë.
Ai ka publikuar një video nga protestat e dhunshme, teksa shihet në mes të rrugës duke performuar.
VIDEO
Boisvert ka thënë se këto veprime të tij s’duhet të merren si ofendim për atë që po ndodh, meqë thotë se kështu i dokumenton gjërat.
“Pas 130 ditësh protestash paqësore në Shqipëri, njerëzve u kishte ardhur në majë të hundës. Isha thjesht duke bërë skeit në lagje, pikërisht ditën time të parë atje. Pashë një popull që qëndronte i bashkuar dhe përpiqej të ndryshonte. Më falni nëse ju kam ofenduar duke bërë skeit në mes të gjithë kësaj; kjo është mënyra ime për të dokumentuar gjërat. Nuk jam ndonjë ekspert i situatës, thjesht dikush që udhëton herë pas here dhe krijon video me skeit”, ka shkruar ai.