Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është “gati të marrë masa kundërpërgjigjeje” ndaj Shteteve të Bashkuara nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare e drejtë me presidentin Donald Trump.
Sipas The Guardian, Gjermania ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë, por mes shteteve anëtare të BE-së po rritet shqetësimi që blloku mund të përfshihet në një marrëveshje të pafavorshme.
“Ne duam një marrëveshje me amerikanët, por po e them qartë: ajo marrëveshje duhet të jetë e drejtë. Dhe nëse nuk arrijmë një marrëveshje të tillë, atëherë BE-ja duhet të marrë kundërmasa për të mbrojtur ekonominë tonë. Tarifat e SHBA-së rrezikojnë vende pune në të dy anët e Atlantikut. Kjo luftë tregtare na dëmton të gjithëve dhe duhet të përfundojë sa më parë,” është shprehur Klingbeil në Bundestag.