Në mbledhjen e 91-të të Qeverisë së Malit të Zi, Kryeministri Milojko Spajiq ka analizuar rezultatet e ministrave për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2025.
Saktësisht një vit pas votimit të ristrukturimit të Qeverisë së 44-të, në qendër të vëmendjes së mbledhjes do të jetë realizimi i detyrimeve të planifikuara nga të gjitha ministritë.
Sipas të dhënave nga dokumenti zyrtar “Pasqyra statistikore e realizimit për tremujorin I dhe II”, rezultatin më të mirë e ka arritur Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, me 95.2% të detyrimeve të realizuara.
Në përgjithësi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nën drejtimin e ministrit Gjeloshaj, ka treguar nivelin më të lartë të efikasitetit operacional, duke përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet normative dhe tematike të planifikuara.
Në raport thuhet se janë realizuar 3 masa normative dhe 17 masa tematike, çka e rendit ministrin Gjeloshaj në vendin e parë për sa i përket suksesit në qeveri.
Ministrat më të suksesshëm:
Nik Gjeloshaj (Ministria e Zhvillimit Ekonomik) – 20 nga 21 angazhime të zbatuara (95.2%)
Anđela Jakšić Stojanović, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit zbatoi 13 nga 15 angazhime 86.7 përqind
Maja Vukićević (Ministria e Transportit) – 9 nga 10 angazhime të zbatuara (90%)
Maida Gorčević (Ministria e Çështjeve Evropiane) – 5 nga 6 angazhime të zbatuara (83.3%)
Ervin Ibrahimović (Ministria e Punëve të Jashtme) – 4 nga 5 angazhime të zbatuara (80%)
Marash Dukaj (Ministria e Administratës Publike) – 4 nga 8 angazhime të zbatuara (50%)
Tamara Vujović (Ministria e Kulturës dhe Medias) – të 4 angazhimet e zbatuara (100%)
Ministrat që vonohen:
Mirsad Azemović (Ministria e Diasporës) – 0% zbatim (asnjë nga 1 angazhim nuk është zbatuar)