Ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwiński bëri të ditur se autori i dyshuar i sulmit është "qëlluar dhe neutralizuar" nga policia dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Ai tregoi se i dyshuari po i nënshtrohet një operacioni të dytë, raporton BBC
Kierwiński tha se nuk ka asnjë arsye për të besuar se ka pasur më shumë se një sulmues.
Ministri i Brendshëm shtoi se duket se sulmuesi kishte "pikëpamje shumë radikale" dhe se në makinën që ai drejtonte "janë gjetur shumë armë", ndërsa kontrollet vazhdojnë ende.
Ai theksoi se bëhet fjalë për një shtetas polak 25-vjeçar dhe se po kryhen kontrolle në banesën e tij.
Kierwiński thotë se gjithçka tregon se ai është frymëzuar nga "ideologji të së djathtës ekstreme".