Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Në kërkim të ushqimit e në shënjestër të plumbave, tragjedia e palestinezëve në Gaza

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 23:42
Në kërkim të ushqimit e në shënjestër të plumbave, tragjedia e palestinezëve në Gaza

Një raport i organizatës Human Rights Watch (HRW) denoncon se vrasjet e palestinezëve nga forcat izraelite, ndërsa ata përpiqen të sigurojnë ushqim, përbëjnë krime lufte. Sipas raportit, situata katastrofale humanitare në Gaza është pasojë direkte e përdorimit nga Izraeli të urisë si armë lufte një krim lufte si dhe bllokimit të qëllimshëm dhe të vazhdueshëm të ndihmave humanitare dhe shërbimeve bazë.

Forcat izraelite kanë krijuar në Gaza një sistem shpërndarjeje ndihmash që HRW e cilëson si “të dështuar dhe ushtarak”, duke kthyer këtë operacion humanitar në “pishina të vërteta gjaku” dhe një “kurth vdekjeprurës”, theksohet në raportin e publikuar të premten.

Pas 22 muajsh luftë shkatërruese, e cila nisi më 7 tetor 2023 me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, Gaza rrezikon një “uri të përgjithshme”, sipas OKB-së, dhe është plotësisht e varur nga ndihmat humanitare që shpërndahen me kamionë ose hidhen nga ajri. Izraeli e ka lehtësuar pjesërisht bllokadën totale të vendosur në mars ndaj enklavës palestineze, e cila ka shkaktuar mungesa të thella ushqimi, barnash dhe mallrash të tjera jetike.

“Incidente që kanë shkaktuar viktima të shumta ndodhin thuajse çdo ditë në katër vendet e shpërndarjes së ndihmave që menaxhohen në territorin palestinez nga Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF)”, një organizatë e mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja, me të cilën organizatat ndërkombëtare refuzojnë të bashkëpunojnë. Sipas OKB-së, të paktën 859 palestinezë janë vrarë duke u përpjekur të marrin ushqim në këto pika midis 27 majit dhe 31 korrikut, shumica nga forcat izraelite.

“Jo vetëm që forcat izraelite e lënë me qëllim pa ushqim popullsinë civile palestineze në Gaza, por ato gjuajnë pothuajse çdo ditë ndaj atyre që përpiqen me dëshpërim të sigurojnë ushqim për familjet e tyre”, deklaron Belkis Wille, zëvendësdrejtore e divizionit për Kriza dhe Konflikte në HRW, e cituar në raport. Ajo shton se “forcat izraelite, me mbështetjen e SHBA-së dhe kompanive private, kanë krijuar një sistem shpërndarjeje ndihmash humanitare të dështuar dhe ushtarak, që ka kthyer operacionet e ndihmave në pishina gjaku”.

Raporti i HRW kërkon ndërprerjen e menjëhershme të këtij sistemi, që përshkruhet si një “kurth vdekjeprurës” i mbështetur nga SHBA-të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
  • 17:55Dy të vdekur nga zjarret që kapluan ishullin grek të Salaminës