Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar gjatë një takimi me kryeministrin irlandez, Micheal Martin, se do të dëshironte ta shihte një Irlandë të bashkuar.
Gjatë vizitës së tij dyditore në Irlandë, Trump u takua edhe me presidenten irlandeze Catherine Connolly në rezidencën zyrtare presidenciale në Dublin, ndërsa më pas zhvilloi takime me zyrtarë irlandezë.
Duke folur gjatë takimit me kryeministrin Martin në Farmleigh House, Trump tha se një Irlandë e bashkuar do të ishte “një gjë fantastike”, shkruan BBC
