Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Nxënësit shkatërrojnë klasën e shkollës “Asllan Keta”

GD
Gazeta Demos11 maj 2026 në 12:16
Nxënësit shkatërrojnë klasën e shkollës “Asllan Keta”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Asllan Keta” në Bulqizë, ku gjatë natës është shkatërruar klasa e katërt e kësaj shkolle.

Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm, në momentin kur stafi pedagogjik dhe nxënësit janë paraqitur për të nisur procesin mësimor.

Sipas burimeve të Top Channel pranë drejtorisë së shkollës, pamjet e para kanë qenë tronditëse. Bankat dhe karriget janë gjetur të dëmtuara, materialet mësimore të shpërndara në dysheme, ndërsa muret dhe pajisjet e klasës kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, drejtoria ka njoftuar Policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore.

Nga verifikimet paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, mësohet se në ambientet e shkollës janë futur disa fëmijë, aktualisht nxënës të kësaj shkolle.

Ata dyshohet se kanë hyrë nga pjesa e pasme e godinës, duke shmangur hyrjen kryesore. Pamjet filmike janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe po analizohen për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësit konkretë.

Ndërkohë, Policia ka shoqëruar disa nxënës dhe prindër të tyre për t’i marrë në pyetje lidhur me këtë akt vandalizmi.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po punohet për të kuptuar motivet e kësaj ngjarjeje, si dhe nëse kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në qytet. Jashtë kamerave, nxënës, prindër dhe banorë të zonës e kanë dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si një akt të papranueshëm që dëmton jo vetëm ambientet shkollore, por edhe vetë komunitetin.

Ata kanë kërkuar më shumë kujdes dhe përgjegjësi nga të rinjtë, si dhe forcim të masave të sigurisë në institucionet arsimore.

Drejtoria e shkollës pritet të marrë masa për rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në klasën e dëmtuar, ndërsa hetimet e Policisë vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:57Burri që pushoi 900 persona, tani humbi vetë vendin e punës
  • 17:55Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar
  • 17:42Të paktën 15 të vrarë në Kiev, Ukraina përballet me mungesa të mbrojtjes ajrore
  • 17:07Sulm me bomba molotov ndaj dasmorëve dhe supermakinave në Angli
  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin