Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Paralajmërime për cunami pas tërmetit të fuqishëm që goditi brigjet e Rusisë – çfarë dihet deri tani

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 08:33
Paralajmërime për cunami pas tërmetit të fuqishëm që goditi brigjet e Rusisë – çfarë dihet deri tani

Gjatë orëve të fundit, SHBA-ja dhe Japonia kanë qenë midis vendeve që kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe urdhra evakuimi, pasi një nga tërmetet më të fuqishme në histori, me magnitudë 8.8, goditi brigjet e Rusisë.

Në Japoni, janë vërejtur valët e para të cunamit, me lartësi deri në 40 cm në bregdetin e Hokkaidos, prefektura ishullore pranë Rusisë – deri më tani nuk ka të lënduar, transmeton Klankosova.tv.

Urdhra evakuimi janë në fuqi edhe për bregdetin e Paqësorit të Japonisë, i cili mund të ketë valë deri në 3 metra të larta.

Punëtorët në centralin bërthamor të Fukushimës – të dëmtuar në cunamin e vitit 2011 – janë evakuuar.

Në SHBA, zyrtarët në Hawaii dhe Kaliforni po paralajmërojnë publikun të qëndrojë larg plazheve dhe zonave të ulëta.

Ekspertët e Kalifornisë thonë se nuk ka gjasa të ketë viktima katastrofike në Amerikë, ndërsa guvernatori i Haëaiit i kërkon publikut të qëndrojë i qetë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në Rusi, disa njerëz pësuan lëndime të lehta në lindjen e largët të Rusisë, ndërsa valët e cunamit përmbytën një pjesë të Severo-Kurilsk.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, me magnitudë 8.8, ky tërmet konsiderohet si tërmeti i gjashtë më i rëndë në histori.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:57Peshkaqeni e kafshoi “deri në kockë”, 27-vjeçari shpëton pas sulmit në Irlandë
  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi