ekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, është zhvendosur nga shtëpia e tij në Uashington dhe është dërguar në një bazë ushtarake pas kërcënimeve ndaj jetës së tij, të cilat dyshohet se janë të lidhura me Iranin, sipas raportimeve të mediave amerikane.
Televizioni CBS, partner i BBC-së, tha se zhvendosja e Bessentit erdhi pasi një fotografi e shtëpisë së tij ishte publikuar në gazetën “The Wall Street Journal”.
Bessenti ka qenë në ballë të përpjekjeve për ta izoluar Iranin në rrafshin ekonomik përmes sanksioneve dhe një bllokade më të gjerë ekonomike.
Përderisa natyra e saktë e kërcënimeve kundër tij mbetet e paqartë, inteligjenca amerikane ka paralajmëruar se Irani “i ka shtuar në masë substanciale” përpjekjet për t’i vënë në shënjestër amerikanët, përfshirë zyrtarët e vendit.
“Pasi The Wall Street Journal-i publikoi një artikull ku shfaqej një fotografi që e lejonte gjeo-lokalizimin e vendit të shtëpisë së sekretarit në Georgetown, shqetësimet për sigurinë filluan të shtoheshin” – i tha një burim televizionit CBS.
Georgetown-i është zonë e pasur e Uashingtonit ku banojnë disa zyrtarë qeveritarë e banorë të tjerë të shquar.

