Presidenti Donald Trump tha të hënën se “është koha” që Hamasi të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje, ndërsa përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje shumëplanëshe për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të filluar rindërtimin e rajonit.
“Është koha që Hamasi të pranojë kushtet e planit që kemi paraqitur sot”, tha Trump, duke shtuar se mund të ketë gatishmëri të re pas muajsh me viktima të rënda.
“Ky është një Hamas i ndryshëm nga ai me të cilin kishim të bënim, sepse janë vrarë mbi 20,000 veta”.
“Udhëheqja e tyre është vrarë tri herë, kështu që keni të bëni me njerëz të ndryshëm nga ata me të cilët kemi të bëjmë ne gjatë katër viteve, pesë viteve të fundit”, vazhdoi ai.
