Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Përmbytje nga moti i lig edhe në Shqipëri

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2025 në 13:38
Përmbytje nga moti i lig edhe në Shqipëri

Situata në Bashkinë Mat është rënduar si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit. Sipas informacioneve nga strukturat vendore, në fshatin Rreth Baz një banesë është përmbytur ndërsa familja është evakuuar.

Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Gjithashtu, rruga nacionale Burrel–Skuraj paraqet rrezik serioz për qarkullimin, pasi në disa segmente janë shënuar rënie gurësh, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë. Menjëherë është angazhuar firma kontraktore për pastrimin e rrugës dhe eliminimin e çdo rreziku të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Probleme janë raportuar edhe në Bashkinë Dibër, ku disa njësi administrative janë pa energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji ka prekur njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe një pjesë të njësisë Arras–Fushë Çidhën.

Për arsye sigurie, është stakuar fidri që furnizon këto zona, për shkak të shkarkesave elektrike të shkaktuara nga stuhia. Ekipet e OSHEE-së po monitorojnë situatën dhe po punojnë për normalizimin e furnizimit sapo kushtet të jenë të sigurta.

Moti

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:07Sulm me armë në një shkollë fillore në SHBA, vriten tre fëmijë dhe një mësues
  • 09:40Gjermani: 18-vjeçari përplas Ferrarin në shtyllën e urës, dëmet kapin qindra mijëra euro
  • 22:23“Thelbësore ta ndihmojmë Ukrainën”, thotë Macron
  • 19:52Trump vendos: Pushkatimi i ish-majorit të ushtrisë amerikane nuk do të transmetohet drejtpërdrejt
  • 15:32Raportohet se komandanti i forcave të rendit në Shkodër është në gjendje të rëndë pasi mori plagë në kokë