Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Presidenti iranian tha se Izraeli u përpoq ta vriste, mediat iraniane konfirmojnë se Pezeshkian u plagos gjatë një sulmi izraelit

GD
Gazeta Demos13 korrik 2025 në 17:36
Presidenti iranian tha se Izraeli u përpoq ta vriste, mediat iraniane konfirmojnë se Pezeshkian u plagos gjatë një sulmi izraelit

Presidenti iranian, Masoud Peszeshkian i shpëtoi vdekjes për pak gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Fars.Fars, raportoi të shtunën se Forcat Ajrore Izraelite bombarduan kompleksin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit më 16 qershor, tre ditë pasi filloi lufta.

Gjashtë raketa goditën hyrjet dhe daljet e ndërtesës, një praktikë e ngjashme me atë të përdorur gjatë operacionit izraelit për të vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, sipas Fars.

Sulmi ndërpreu energjinë elektrike.Pjesëmarrësit në një takim të mbajtur brenda ndërtesës në atë kohë arritën të gjenin strehim të sigurt, por disa prej tyre, përfshirë Pezeshkian, u plagosën.

Në një intervistë me gazetarin amerikan, Tucker Carlson rreth një javë më parë, Pezeshkian kishte përmendur tashmë atentatin ndaj tij, duke sugjeruar një dalje të mundshme informacioni nga agjencitë e inteligjencës për shkak të saktësisë së sulmit.Ka pasur spekulime se një agjent ishte i përfshirë, raportoi agjencia Fars, e cila kritikoi mediat perëndimore për injorimin e një “akti flagrant të terrorizmit shtetëror”, ndërsa dënoi vendimet fetare të udhëheqësve iranianë kundër figurave të tilla si presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Iran

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar