Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Protesta e studentëve ‘ndezi’ Tiranën: Rreth 9 orë revoltë, mbi 40 të shoqëruar

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 08:00
Protesta e studentëve ‘ndezi’ Tiranën: Rreth 9 orë revoltë, mbi 40 të shoqëruar

Më shumë se 40 persona janë shoqëruar nga policia, gjatë protestës së sotme të studentëve.

Revolta e studentëve është zhvendosur në disa akse kryesore në kryeqytet. Fillimisht protesta nisi te Ministria e Arsimit për t’u zhvendosur më pas te Bashkia e Tiranës, ku edhe iu vendos flaka godinës.

Gjithashtu është ndezur zjarr edhe te “Pazari i Ri”. Protestuesit i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave në disa akse kryesore në rrugët e Tiranës.

Protesta u shoqërua me përplasje mes policisë dhe studentëve, ndërsa vijojnë edhe shoqërimet e protestuesve nga policia.

Efektivë të policisë gjithashtu u vendosën gardh në disa zona për të shpërndarë protestuesit.

Një studenti raportohet se i kanë thyer këmbën. Gjithashtu është konfirmuar për News24 se i është nënshtruar një operacioni. Fillimisht u raportua se i riu ishte në gjendje kome.

Situata u përshkallëzua, ndërsa studentët vijuan për rreth 9 orë.

Shqetësues mbetet edhe dhuna e përdorur nga policia gjatë ndërhyrjes për të shpërndarë protestuesit. Shumë studentë janë dhunuar me grushte e shkop gome, disa prej tyre janë tërhequr zvarrë gjatë shoqërimit.

studentëveprotestarreth

Të ngjashme

Tensionohet protesta në Tiranë: Studentët shkulin kangjellat dhe pllakat e trotuareve, qëllojnë Ministrinë e Arsimit

Tensionohet protesta në Tiranë: Studentët shkulin kangjellat dhe pllakat e trotuareve, qëllojnë Ministrinë e Arsimit

15:31

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 15:17Kaos në Tiranë: I vihet flaka Ministrisë së Arsimit, pamje nga vendi i ngjarjes
  • 13:38Protestat e përshkallëzuara në Tiranë, vjen reagimi i BE-së
  • 13:37Policia e Shqipërisë del me thirrje për protestuestuesit në Tiranë: Distancohuni nga personat e maskuar, dhuna nuk tolerohet
  • 13:17Përshkallëzohen tensionet në protestë, fishekzjarrë drejt policisë dhe gurë ndaj autobotit
  • 13:06Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, tulla dhe sende të forta drejt godinës, forcat policore qëndrojnë brenda oborrit