Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e të lënduarve gjatë protestës së djeshme. Në Tiranë morën trajtim mjekësor 21 persona, ndërsa dy prej tyre vijojnë të marrin shërbim në spital.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 16 tetor 2026.
Sipas informacionit zyrtar, në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë janë trajtuar gjithsej 25 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe të mitur.
Në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë morën trajtim mjekësor 21 persona. Prej tyre, 8 ishin efektivë policie, 10 protestues, mes të cilëve 3 të mitur, si dhe 3 kalimtarë.
Njoftimi:
Informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së datës 16.10.2026
Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët:


