Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Protesta për çlirimtarët: Ahmeti mbërrin në Tiranë, pritet nga Begaj

GD
Gazeta Demos17 tetor 2025 në 12:12
Protesta për çlirimtarët: Ahmeti mbërrin në Tiranë, pritet nga Begaj

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka mbërritur sot në Tiranë për t’u bashkangjitur protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, e cila organizohet për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Përpara fillimit të protestës, Ahmeti është pritur nga presidenti shqiptar Bajram Begaj, në një takim siç ai e cilëson të ngrohtë dhe vëllazëror.

Sipas Ahmetit, në bisedën e tyre u përqendruan zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërfqinjor.

“E përgëzova Presidentin Begaj për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, duke theksuar se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah Shqipërisë në këtë proces.

Rruga drejt Brukselit është rrugëtim strategjik kombëtar, që forcon paqen, zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal. Të dyja vendet tona duhet të ecin krah për krah drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Në takim theksuam gjithashtu rëndësinë e forcimit të stabilitetit rajonal, përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe heqjes së kufijve që ndajnë vëllezërit e një gjaku, të cilët në Evropën e bashkuar duhet të shndërrohen në ura që bashkojnë popujt”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Ali AhmetiBajram Begaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:59Pa ushtarë e pa tanke: Ukraina shfaq robotët dhe dronët në paradën e saj të pazakontë ushtarake
  • 21:07Gjermani: Fshatari zbulon bombë aktive në veturë
  • 20:07Irani vendos në listën e zezë 45 cisterna në Ngushticën e Hormuzit
  • 23:44Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
  • 22:13As 800 tonë ndihma nuk mjaftojnë për Gazën – mbulojnë vetëm 20 deri në 30% të nevojave bazë