Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në Tiranë, digjet “tryeza e dialogut” që e vendosi Rama

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 13:04
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në Tiranë, digjet “tryeza e dialogut” që e vendosi Rama

Këtë të shtunë është paparalajmëruar protestë kombëtare para Kryeministrisë. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur disa deputetë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë.

Ata nisën marshimin nga selia e PD drejt godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë në krye janë Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

Direkt pas mbërritjes para Kryeministrisë, protestuesit kanë djegur jastëkët e vendosura nga Rama në tryezën e dialogut.

Ndërkohë kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve.

Gjithashtu është bërë e ditur nga Top Channel, se policia ka angazhuar rreth 2 mijë forca në terren për të garantuar sigurinë dhe parandaluar përshkallëzime./TCh/

kryeministrisëprotestuesitdialogut

Të ngjashme

Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, pritet sërish përballje me policinë

Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, pritet sërish përballje me policinë

16:12
Qëllohet me molotov nga protestuesit, merr flakë një polic në Tiranë

Qëllohet me molotov nga protestuesit, merr flakë një polic në Tiranë

18:02
Tiranë: Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Tiranë: Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

16:36
Protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit i vënë flakën kazanëve të mbeturinave – hidhen gurë drejt godinës

Protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit i vënë flakën kazanëve të mbeturinave – hidhen gurë drejt godinës

14:53

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:53Italia ngrit alarmin, ushtria zbarkon në rrugët e qyteteve kryesore
  • 16:39Franca përballet me tubime në mbarë vendin, mbi 130 persona në pranga
  • 16:02Italia ashpërson masat ndaj protestuesve të dhunshëm, 500 ushtarë dërgohen në Milano
  • 15:48“Qeveria nuk rrëzohet me dhunë”, Rama: Për 4 muaj kam dëgjuar sharje, asnjë kërkesë konkrete
  • 15:28Protestuesit në Tiranë gjuajnë me fishekzjarrë, policia kundërpërgjigjet me ujë e gaz lotsjellës