Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Qeni kafshon në fytyrë një fëmijë trevjeçar, dërgohet me urgjencë në spital

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 19:42
Qeni kafshon në fytyrë një fëmijë trevjeçar, dërgohet me urgjencë në spital

Një fëmijë trevjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u kafshua në fytyrë nga një qen i racës Dachshund në Hamburg të Gjermanisë.

Sipas raportimit të BILD, ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në pjesën perëndimore të Hamburgut, derisa fëmija po luante me qenin, i cili ndodhej në shportën e tij.

Në një moment, qeni e sulmoi trevjeçarin, duke i shkaktuar lëndime serioze në anën e djathtë të fytyrës dhe në syrin e djathtë.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes intervenuan policia, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe një mjek urgjence, të cilët i ofruan ndihmën e parë fëmijës.

Më pas ai u transportua me autoambulancë në Qendrën Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf (UKE), ku po trajtohet në repartin e pediatrisë.

Sipas mediave gjermane, trevjeçari bërtiste nga dhimbjet gjatë transportimit për në spital.

Në momentin e incidentit në shtëpi ndodhej edhe nëna e fëmijës, e cila, sipas raportimeve, pësoi gjendje shoku pas sulmit.

Në portën e kopshtit të shtëpisë ishte vendosur një tabelë paralajmëruese me mbishkrimin “Kujdes Qeni kafshon”, ndërsa raportohet se pronari mban disa qen, megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes

Gjermani

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:52Bilanc tronditës në Evropë, mbi 25 mijë vdekje nga vapa ekstreme
  • 18:57Burri që pushoi 900 persona, tani humbi vetë vendin e punës
  • 17:55Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar
  • 17:42Të paktën 15 të vrarë në Kiev, Ukraina përballet me mungesa të mbrojtjes ajrore
  • 17:07Sulm me bomba molotov ndaj dasmorëve dhe supermakinave në Angli