Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rama del në terren, i premton mbështetje bizneseve të dëmtuara nga protesta: Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë në shembuj të forcës

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 09:05
Rama del në terren, i premton mbështetje bizneseve të dëmtuara nga protesta: Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë në shembuj të forcës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme. Ai tha se në e-Albania është hapur një dritare e posaçme për deklarimin e dëmeve, ndërsa 10 grupe të Tatimeve do të dalin në terren për verifikimin e tyre.

“Po bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet tek e-Albania, ku do të mund të regjistroheni duke futur të gjitha të dhënat: emër, mbiemër, identitetin dhe NIPT-in. Pastaj e-mailin, numrin e celularit, të dhëna si sipërfaqja, kompania e sigurimit, parashikimi i dëmit dhe më pas do të ngarkoni dokumentet, që janë pamjet, bashkë me faturat. Do të shikohet edhe raporti me shtetin sa i përket pagesave të detyrimeve. Pasi të bëjmë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve. Ne do t’ju vijmë në ndihmë të gjithëve.

Çdo biznes që është dëmtuar nga vala e dhunës së verbër ka një dritare ku do të mund të regjistrojë dëmin. Siç u thashë miqve të dëmtuar në këtë biznes të vogël, 10 grupe verifikimi nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve mbi biznesin e vogël në kryeqytet. Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë në shembuj të forcës”, tha sot Rama në mëngjes.

VIDEO

ramaterrenbizneseve

Të ngjashme

“I’ll never STOP loving you”, Rama për Shqipërinë: E kam dashur pa rezervë dhe e dua sot që s’ka forcë që e rrëzon

“I’ll never STOP loving you”, Rama për Shqipërinë: E kam dashur pa rezervë dhe e dua sot që s’ka forcë që e rrëzon

13:56
Rama fajëson “duart e huaja” për trazirat në Shqipëri

Rama fajëson “duart e huaja” për trazirat në Shqipëri

13:44
Sezoni i ngrohjes, Rama: Procesi po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme

Sezoni i ngrohjes, Rama: Procesi po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme

12:02
Rama: Qeveria nuk po i përmbush detyrimet, lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” në rrezik

Rama: Qeveria nuk po i përmbush detyrimet, lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” në rrezik

11:34

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:58Me skateboard në mesin e protestave, kanadezi: Më falni nëse ofendova, s’jam ekspert i situatës – kështu i dokumentoj gjërat
  • 10:51Protesta në Tiranë: Policia arreston 10 persona, 22 të tjerë procedohen penalisht
  • 10:48Protesta në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep përditësimet për të lënduarit
  • 22:36Situata para kryeministrisë, mediat në Shqipëri raportojnë për një marrëveshje mes protestuesve e Policisë
  • 20:34Trumpi e shkarkon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë pas pesë ditësh në detyrë