Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rama: Ky gur ndan anët e historisë, tregon ku mbaron e drejta e protestës

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 08:42
Rama: Ky gur ndan anët e historisë, tregon ku mbaron e drejta e protestës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me drejtuesit e gjimnazeve të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, Rama solli si shembull simbolik një gur, për të përcaktuar kufirin mes të drejtës për të protestuar dhe detyrimit të shtetit për të mbrojtur qytetarët.

 “Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie dhe përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar dhe për të marrë në mbrojtje qytetarët, ata që duan të shkojnë në punë apo në shkollë.

Nevoja për të reflektuar mbi mënyrën se si të gjithë mund ta adresojmë traumën e këtij brezi të ri që po rritet, ku një pjesë e vajzave dhe djemve në moshë të re janë kontingjent i këtyre forcave që kanë tronditur Evropën dhe po shfaqen me zjarr dhe hekur në shumë kryeqytete evropiane, edhe pse situata jonë është më e komplikuar.

Duart që janë futur këtu për të shfrytëzuar mungesën, janë duar që së bashku kërkojnë të shfrytëzojnë momentin e boshllëkut, hapësirën për të frenuar ecurinë e vendit tonë, një vend që ka qenë eksportues i stabilitetit, dhe për të frenuar procesin e negociatave.

Kur kam parë dje pamjet e nxënësve që vandalizonin librin e Gjergj Fishtës, nuk kam ndier asgjë tjetër përveç shqetësimit të madh, që shkon përtej faktit se një grusht adoleshentësh po dhunonin një simbol kuptimplotë.

Kjo do të thotë se ata nuk e dinë kush është Gjergj Fishta dhe kjo është një arsye që ne të reflektojmë mbi këtë padije dramatike, në një kohë kur duhet të jemi në një front të përbashkët.

TikTok-u dhe platformat e tjera sot janë bërë pjesë e jetës paralele, ku algoritmi, varësisht se si e ndan nga realiteti”, është shprehur Rama, raporton Euronews.al.

ramandananët

Të ngjashme

Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet, do shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimin penal

Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet, do shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimin penal

08:51
Rama bën bilancin: Rreth 200 policë të lënduar dhe vetëm 80 protestues

Rama bën bilancin: Rreth 200 policë të lënduar dhe vetëm 80 protestues

08:49
Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

08:04
Rama me mesazh për qytetarët : Kyçuni në politikë, sepse na shkoi ky vend për lesh

Rama me mesazh për qytetarët : Kyçuni në politikë, sepse na shkoi ky vend për lesh

19:35

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:29Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit
  • 08:49Takimi me drejtuesit e gjimnazeve, Kumbaro: Procesi mësimor vijon, orët e humbura do të plotësohen të gjitha
  • 08:09Protestat e dhunshme, Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete - përfshirë pjesë të Parisit
  • 22:51Shirat bllokojnë Spanjën: Rrugët si lumenj, qindra operacione shpëtimi në Valencia
  • 09:33Nuk pranon të përdorë policinë për dhunë gjatë protestave masive, ministri i Brendshëm i Francës dorëzon dorëheqjen Macronit