Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rama sërish ftesë për dialog: Jam i gatshëm të ulem për ata që besojnë se ka njerzillëk

GD
Gazeta Demos23 tetor 2026 në 08:48
Rama sërish ftesë për dialog: Jam i gatshëm të ulem për ata që besojnë se ka njerzillëk

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përsëritur këtë të premte ftesën për dialog, duke vendosur sërish ftesat në ulëset prej betoni përpara Kryeministrisë dhe duke bërë thirrje për uljen në tryezë të bisedimeve.

Rama u shpreh se është i gatshëm të ulet me këdo që beson te dialogu dhe te mundësia për ta bërë Shqipërinë më të mirë përmes shkëmbimit të pikëpamjeve, pavarësisht dallimeve.

“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdo qoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu. Jam i gatshëm kudo qoftë, në çdo vend, në çdo orë, me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh, sado të kundërta.

Kundërshtia e dhunshme, kundërshtia me forcë, kundërshtia që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh, sado të kundërta, dhe për bashkëjetesë demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet. Dhe kush e mori peng kryeqytetin, duke eksportuar këtu terrorin e antifas dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve, e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet. Do të përgjigjet ligjërisht, do të përgjigjet penalisht, do të përgjigjet sipas shkallës së shkeljes së bërë, sipas shkallës së keqkuptimit të madh”, u shpreh Rama.

dialogramagatshëm

Të ngjashme

Dy ditë rradhazi ia thyen karriget, Rama 'e betonon' thirrjen për DIALOG

Dy ditë rradhazi ia thyen karriget, Rama 'e betonon' thirrjen për DIALOG

08:19
Rama publikon sërish fotografi para Kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”

Rama publikon sërish fotografi para Kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”

17:08
“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh”, Rama: Protesta u financua nga krimi i organizuar dhe para e huaj

“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh”, Rama: Protesta u financua nga krimi i organizuar dhe para e huaj

11:45
Rama me ambasadorin francez, diskutojnë për Lojërat Mesdhetare

Rama me ambasadorin francez, diskutojnë për Lojërat Mesdhetare

11:10

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:23“Jam student i Mjekësisë, mesataren e kam 10, nuk kam precedent penal” – Flet 20-vjeçari që Rama e publikoi me iniciale
  • 11:20“S’janë studentë”, Rama lexon emrat e të arrestuarve gjatë protestës: Të gjithë me precedentë kriminalë
  • 20:26Franca konfirmon rastin e parë të virusit “Shamonda” tek njeriu
  • 19:37Macroni ashpërson kufizimet ndaj protestave
  • 14:01Ergys Agasi bën kërkesë për kthimin e sendeve të sekuestruara