Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rrezikuan pushuesit pranë bregut me mjete lundruese, Policia gjobiti me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

GD
Gazeta Demos11 korrik 2026 në 17:51
Rrezikuan pushuesit pranë bregut me mjete lundruese, Policia gjobiti me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Policia e Shtetit njofton se ka gjobitur dy të rinj pasi dyshohet se rrezikuan pushuesit duke lëvizur me mjete lundruese afër bregut.

Të dy në total u gjobitën me mbi 1 milion lekë apo mbi 10,600 euro.

Sipas njoftimit, Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe DVP Fier, kanë evidentuar drejtuesin e një mjeti lundrues tip ‘Jet Ski’, i cili kishte lundruar në afërsi të bregut në plazhin e Semanit, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve.

“Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi E. D., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj, si dhe me bllokimin administrativ të mjetit lundrues”- thuhet në njoftimin e datës 11.07.2026.

Më tej në komunikatë bëhet e ditur se, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në afërsi të Zvërnecit, në zonën e “Plazhit të Hidrovorit”, konstatuan një mjet lundrues tip gomone, që lëvizte në mënyrë të paligjshme brenda perimetrit të sigurisë, pranë pushuesve.

“Mjeti drejtohej nga shtetasi J. H. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk dispononte dokumentacionin përkatës të mjetit lundrues. Për shkeljet e konstatuara, ndaj tij u vendos masë administrative në vlerën 510.000 lekë të rinj, si dhe u bllokua administrativisht mjeti lundrues”- thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit ka apeluar ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe bizneseve që operojnë me to, të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë, duke theksuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm ndaj çdo shkelësi, me qëllim garantimin e jetës dhe sigurisë së pushuesve

Policia

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:26Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
  • 21:50Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë