Një aeroplan i vogël që ishte nisur nga Oberschleissheim, pranë Mynihut në Bavari, është rrëzuar të shtunën në rajonin e Pinzgaus në Austri, duke lënë të vdekur të katër personat që ndodheshin në bord .
Sipas raportimeve të para, aeroplani u rrëzua në një zonë me terren të vështirë pranë rrugës rurale Gerlosstrasse B165, që lidh Oberpinzgau me Zillertal në Tirolin e Veriut. Shërbimet e zjarrfikësve dhe ekipet e emergjencës u përballën me kushte të vështira për të arritur në vendin e ngjarjes, ndërsa mbetjet e aeroplanit dhe një pjesë e pyllit përreth ishin përfshirë nga flakët.