Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rubio: Një samit mes ShBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 16:47
Rubio: Një samit mes ShBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se një samit i mundshëm mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës do të ishte “një gjë shumë pozitive për botën”, veçanërisht në kuadër të diskutimeve për kontrollin e armëve bërthamore.

 Gjatë një prononcimi për gazetarët në Indi, Rubio tha se ekziston mundësia që të tre vendet të zhvillojnë bisedime në nivelin më të lartë, duke theksuar se presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur gatishmërinë për një takim të tillë, raporton euronews.al

 Mendoj se ekziston një mundësi dhe presidenti Donald Trump shprehu gatishmërinë për ta bërë këtë, që Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, në nivel udhëheqësish, të zhvillojnë një bisedë për çështje të tilla si kontrolli i armëve”, u shpreh Rubio.

 Ai argumentoi se komunikimi mes tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë nuk duhet të konsiderohet i pazakontë, por një element i rëndësishëm për sigurinë ndërkombëtare.

 Rubio hodhi poshtë gjithashtu idenë se angazhimi diplomatik me vende me të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje duhet të shihet si një shpërblim apo lëshim. Sipas tij, presidenti Trump nuk e konsideron dialogun me shtetet e tjera si një koncesion.

 Aftësia për të komunikuar me palën kundërshtare është pika kryesore e diplomacisë dhe negociatave”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit.

 Duke pranuar se një takim i vetëm nuk do të zgjidhte mosmarrëveshjet e gjata mes Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit, Rubio nënvizoi rëndësinë e mbajtjes hapur të kanaleve të komunikimit.

 Mendoj se bota është një vend më i sigurt kur udhëheqësit e arsenaleve më të fuqishme bërthamore në botë të paktën komunikojnë me njëri-tjetrin”, deklaroi ai.

 

Sa i përket Kinës, Rubio tha se Pekini historikisht ka shmangur diskutimet për kontrollin e armëve bërthamore, deri në momentin kur arsenali i tij të arrijë një nivel të krahasueshëm me atë të fuqive të tjera të mëdha.

 Megjithatë, ai e cilësoi pozitive gatishmërinë e Trump për të provuar hapjen e një dialogu trepalësh, i cili mund të krijojë mundësi për diskutime mbi kontrollin e armëve dhe uljen e rreziqeve bërthamore.

rubiosamitrusisë

Të ngjashme

Putin propozon samit me Trump dhe Xi Jinping për Ukrainën

Putin propozon samit me Trump dhe Xi Jinping për Ukrainën

14:47

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:58Protesta në Tiranë, të rinjtë fshehin molotovët në qeset e kroasanëve për t’iu shmangur kontrolleve të policisë
  • 13:47Nga tenderët te pastrimi i parave, këto janë pesë akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Belinda Ballukut
  • 11:21Studentët përmbysin “karriget e dialogut” të Ramës
  • 10:33Belinda Balluku paraqitet sërish në SPAK
  • 09:50Rama fton studentët për diskutim, u vendos karriget bosh te Kryeministria me mbishkrimin “dialog”