Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Sezoni turistik: Mbi 300 mijë kosovarë hynë nga Morina brenda dy jave

GD
Gazeta Demos16 korrik 2025 në 13:37
Sezoni turistik: Mbi 300 mijë kosovarë hynë nga Morina brenda dy jave

Pushuesit nga Kosova thonë se këtë vit ka më pak probleme në bregdetin shqiptar. Sipas tyre, çmimet janë më të arsyeshme dhe plazhet publike më të pastra dhe më të rregulluara.

Fluks i madh ka edhe në doganën e Kosovës në Vërmicës, ku përveç turistëve, kalojnë edhe shumë emigrantë kosovarë që kthehen për pushime në vendlindje. Shumë prej tyre zgjedhin të kalojnë disa ditë edhe në bregdetin shqiptar, por theksojnë se mikpritja dhe shërbimet duhet të përmirësohen më tej.

Autoritetet doganore në Morinë dhe Vërmicë po punojnë me nga 6 sportele në hyrje dhe dalje, për të shmangur pritjet e gjata. Shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës kalojnë pa kontroll, ndërsa për të huajt janë vendosur procedura të përshpejtuara.

Në mesditë vihet re edhe një fluks i lartë i kamionëve që transportojnë mallra në të dy drejtimet, duke treguar për rritjen e aktivitetit tregtar në këtë periudhë të verës. Sipas informacioneve nga shërbimet SPK Morinë, për datën 01.07.2025 ora 08.00 deri në datën 15.07.2025 ora 08.00, janë përpunuar në hyrje të Shqipërisë, 328,143 shtetas dhe 98,347 mjete dhe në dalje të 367,235 shtetas dhe 122,471 mjete.

Numri i lartë i hyrjeve nga Shqipëria në Kosovë lidhet me disa faktorë.

Një pjesë e madhe përbëhet nga mërgimtarë që kthehen në vendlindje për pushime. Një tjetër pjesë janë turistët e huaj, të cilët gjatë qëndrimit të tyre disa ditor në Shqipëri, zgjedhin të vizitojnë edhe Kosovën.

Si mërgimtarë, ashtu edhe turistët e huaj, përdorin Rrugën e Kombit si korridor tranziti për të hyrë në Kosovë. Ndërsa shifra e hyrjeve në Shqipëri është vetëm e qytetarëve të Kosovës pa përfshirë ato edhe të vendeve të rajonit, raporton A2Cnn.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:39Videot e Adi Hilës, policia zgjeron hetimet: Ftohen për deklarime personat në pamje
  • 10:40Policia i shkon në shtëpi Adi Hilës, reagon kompozitori: Jam i tronditur, më kanë hakuar
  • 10:31Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, ja momenti kur zbulohet
  • 10:24Gjejnë përgjues në qeli, të burgosurit shqiptarë përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet në TikTok
  • 22:50Kongresisti amerikan Joe Wilson kërkon heqjen e plotë të statusit të SNS-it nga EPP