Administrata Federale e Aviacionit në SHBA ka hequr pezullimin mbarëkombëtar të fluturimeve, i cili zgjati më shumë se katër orë dhe u bë ndër më të gjatët që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
Sipas tyre, ndalimi i fluturimeve të premten erdhi si pasojë e “rrethanave të jashtëzakonshme”, për shkak të një problemi në komunikim që preku të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror.
Sekretari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Markwayne Mullin, deklaroi se nuk kishte asnjë indikacion për sulm kibernetik dhe se të gjithë ishin të sigurt.
Sa fluturime u prekën?
Sipas të dhënave të FlightAware, pezullimi shkaktoi më shumë se 8 mijë e 500 vonesa dhe afro 8 mijë anulime të fluturimeve gjatë së premtes.
Sipas BBC, në momentin e ndalimit, mbi 3 mijë e 500 avionë ndodheshin në ajër. Disa prej tyre u devijuan drejt aeroporteve të tjera, ndërsa të tjerët vazhduan fluturimin drejt destinacioneve të planifikuara.
Disa orë më vonë, një pjesë e fluturimeve u lejuan të niseshin nga Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos.


