Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Sébastien Lecornu si kryeministrin e ri të vendit, pas rrëzimit të François Bayrou nga Parlamenti ditën e hënë.
Lecornu, aktualisht Ministër i Mbrojtjes dhe vetëm 39 vjeç, është një nga figurat më të afërta dhe besnike të Macron. Ai konsiderohet një politikan i ri, por me përvojë të konsiderueshme në administratë dhe në skenën politike franceze.
Zgjedhja e tij vjen në një moment delikat për qeverinë franceze, teksa Macron përpiqet të rifitojë stabilitetin pas tronditjeve politike të javëve të fundit.
