Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shqiptari po lufton me jetën, theu shtyllën kurrizore gjatë pushimeve në Spanjë

GD
Gazeta Demos27 qershor 2026 në 21:55
Shqiptari po lufton me jetën, theu shtyllën kurrizore gjatë pushimeve në Spanjë

Shqiptari nga Britania e Madhe, Ardi Balliu, 27 vjeç, po lufton për jetën pas një aksidenti gjatë pushimeve në një plazh të njohur në Marbella të Spanjës, ku pësoi thyerje të shtyllës kurrizore.

Sipas The Mirror, Balliu nuk do të mund të ecë më kurrë pasi dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore kur u hodh me kokë në det gjatë pushimeve dhe nuk doli më në sipërfaqe.

Balliu, nga Northamptoni i Anglisë, kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur për pushime në Marbella, në bregdetin Costa del Sol të Spanjës, kur ai dhe një mik vendosën të vizitonin gjirin e njohur Calo des Moro, një vend shumë i frekuentuar nga turistët.

Por, pasi Ardi u hodh me kokë në ujë, shoku i tij u alarmua kur 27-vjeçari nuk u rikthye në sipërfaqe. Duke bërtitur për ndihmë, ai kërkoi ndihmën e njerëzve që ndodheshin pranë. Notarët e tjerë arritën ta nxirrnin nga uji dhe ta sillnin në breg.

Sapo u nxor në plazh, Ardi u tha personave që e ndihmuan se nuk i ndiente këmbët. Më pas ai u transportua me helikopter ambulancë drejt spitalit.

Tashmë punëtori i ndërtimit po lufton për jetën, ndërsa familja e tij po mbledh para për ta kthyer në Britani, ku deri më tani janë grumbulluar mbi 34 mijë paund.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:41Ushtria izraelite thotë se komandanti i lartë i Hezbollahut u vra në një sulm në Libanin jugor
  • 12:24CNN: Qëllimet e administratës Trump për luftën me Iranin kanë ndryshuar dhe janë reduktuar
  • 10:01Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinj i shpëtojnë mrekullisht aksidentit
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 21:18Inflacioni në Iran pritet të arrijë në 69 për qind